Agjencia ruse e monitorimit financiar, Rosfinmonitoring, ka thënë të premten se po përdorë softuerë për të gjurmuar transaksionet e kriptomonedhave dhe shpreson të përmirësojë punën e saj me rregulloren e re që do të vë Moska për këtë çështje.
Banka e Rusisë prej kohësh ka shprehur mëdyshjet mbi kriptovalutat, duke përmendur shqetësimet e stabilitetit financiar, shkroi të premten Reuters.
“Rusia ka identifikuar tashmë raste specifike kriminale të përfshira në kriptovaluta”, ka thënë kryetari i Rosfinmonitoring, Yuri Chikhanchin, duke shtuat se agjencia dëshiron të përmirësojë sistemet e saj dhe të identifikojë transaksionet dhe zinxhirët që janë aktualisht të fshehura.
Teknologjia ‘blockchain’ mbi të cilën bazohen kriptovalutat regjistron transaksionet, por jo identitetin e pronarëve të tyre, duke e bërë të vështirë gjurmimin.
Industria e kriptove ka qenë në pikëpyetje të rregullatorëve, të cilët shqetësohen se një rënie e fundit në tregun e paqëndrueshëm mund të godasë sektorin më të gjerë financiar.
Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se është e hapur për të lejuar përdorimin e kriptomonedhave për shlyerjet ndërkombëtare dhe ka miratuar transaksione të tjera të aseteve digjitale.
-
Rusia me fushatë kundër kriptomonedhave
-
Shefja e FMN-së paralajmëron rreziqe për stabilitetin financiar nga kriptovalutat
-
Rregullatorët amerikanë paralajmërojnë bankat për kriptomonedhat
-
Rusia synon krijimin e rublës digjitale për të thyer sanksionet
-
“Anonymous”: Kemi nën kontroll Bankën Qendrore të Rusisë