Grupi i hakerëve "Anonymous" pretendon se e ka marrë nën kontroll Bankën Qendrore të Rusisë, raportoi DailyMail të enjten, derisa u tha se gjatë 48 orëve të ardhshme, do të publikohen mijëra dosje sekrete.
Hakerët këtë njoftim e bënë në Twitter, mirëpo nuk dhanë shumë detaje rreth sulmit kibernetik.
"'Anonymous' kanë hakuar Bankën Qendrore të Rusisë. Mbi 35 mijë dosje të marrëveshjeve sekrete do të publikohen përgjatë 48 orëve”, thuhet në njoftim.
Banka Qendrore ruse është përgjegjëse për mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së rublës, monedhë ruse që i ka rënë vlera prej kur nisi pushtimi ndaj Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm
-
Microsoft: Hakerët rusë po tentojnë të hyjnë brenda sistemit të sigurisë kombëtare të SHBA-së
-
Bankat ruse humbën gati 25 miliardë dollarë në gjashtë muajt e parë të vitit 2022
-
Rusia do të përmirësojë monitorimin e transaksioneve të kriptomonedhave
-
Bankat amerikane përgatiten për sulme kibernetike pas sanksioneve ndaj Rusisë
-
Efektet e para financiare ndihen në Rusi, qytetarët duan të tërheqin më shumë para