Drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, ka thënë të enjten se kriptovalutat duhet të rregullohen sepse ato paraqesin rreziqe për stabilitetin financiar.
“Sfida është se adoptimi i lartë i aseteve të kriptove mund të dëmtojë stabilitetin makro-financiar”, ka thënë Georgieva, në fjalimin e saj të hapjes në një konferencë në Seul mbi monedhat digjitale.
Ajo ka thënë se adoptimi i lartë i aseteve të kriptove mund të ndikojë në efektivitetin e transmetimit të politikës monetare, masat e menaxhimit të fluksit të kapitalit dhe qëndrueshmërinë fiskale për shkak të mbledhjes së paqëndrueshme të taksave.
“Qëllimi ynë është të bëjmë një sistem financiar më efikas, të ndërveprueshëm dhe të qasshëm duke ofruar rregulla për të shmangur rreziqet e kriptos dhe infrastrukturës duke përdorur disa nga teknologjitë e tij”, ka thënë Georgieva.
Rregullat nuk kanë për qëllim të “na kthejnë në një botë para kriptove, as të shtypin inovacionin”, sipas saj.
“Rregullat e mira mund të nxisin dhe drejtojnë inovacionin”, shtoi Georgieva.
-
FMN: Perspektiva ekonomike për botën është më pak e keqe nga sa mendonim
-
Rregullatorët amerikanë paralajmërojnë bankat për kriptomonedhat
-
FMN-ja për Kosovën: Ngadalësim i ekonomisë, rritje e inflacionit dhe rreziqe nga pasiguria politike
-
Banka Qendrore e Kazakistanit investon 350 milionë euro në kriptovaluta
-
Njoftimi i Trumpit “deklason” kriptovalutat