Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rrjedhin fotografitë e Moto Z2

Pasi kemi parë fotografitë dhe informacionet për Z2 Play dhe Z2 Force, Lenovo po përgatit edhe pasuesin e telefonit aktual premium Moto Z.

Imazhe që kanë rrjedhë në internet sugjeron për ardhjen e modelit të ardhshëm Moto Z2. Telefoni duket i ngjashëm me Z2 Play. Edhe pse nuk është e dukshme, pritet që Moto Z2 do të ketë pjesën e pasme të ngjashme me Z2 Play dhe Z2 Force, transmeton kp.

Përveç fotografisë, detaje tjera lidhur me Moto Z2 nuk ka dhe pritet që Lenovo së shpejti do të lansojë linjën e freskuar të telefonave Z.

Image