Kompania e njohur, Motorola, pak a shumë ka lansuar të gjitha telefonat e rinj e kategorisë së mesme për vitin 2017, përveç modelit Moto X4, por mbetet të presim e të shohim se çfarë ka përgatitur kjo kompani me smartfonët e rinj Moto Z2 dhe Z2 Force, smartfonët e saj të avancuar për këtë vit.
Falë llogarisë së famshme @evleaks, para nesh kemi fotografinë e parë të smartfonit të ri, e cila mund të jetë fotografia për shtyp e Moto Z2 Force, transmeton Koha.net. Sa i përket dizajnit, modeli i ri është shumë i ngjashëm me modelin aktual të avancuar Moto Z, me kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme.
Në pjesën e përparme vazhdon të jetë butoni “Home”, ku nën të gjendet edhe skaneri për gishtërinj, ndërsa ekrani ShatterShield do të jetë me rezolucion Quad HD.
Smartfonët e rinj pritet të lansohen më 30 qershor, por për këtë rast Motorola nuk ka njoftuar zyrtarisht ende asgjë.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri