Më herët gjatë këtij muaji është prezantuar telefoni Moto Z2 Play i segmentit të mesëm, i cili sjell përditësim të rëndësishëm në krahasim me modelin e vitit të kaluar.
Por, ky nuk është freskimi i vetëm në linjën e Moto.
Moto Z2 ndodhet po ashtu në rrugë dhe është paraqitur në bazën e GFXBench. Moto Z2 do të ketë procesor me temë bërthama Qualcomm Snapdragon 835, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme. Aty janë edhe kamerat 12MP dhe 5MP, ekrani 5.5 inç me rezolucion 2560 x 1440p dhe Adreno 520 GPU, transmeton KP.
Telefoni do të ketë sistem operativ Android 7.1.1, që do të thotë se versioni i softuerit i muajit prill 7.1.2 do të arrijë përmes azhurnimit OTA.
Artikuj të ngjashëm
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
“Mortal Kombat 2” shumë i përafërt me videolojën e popullarizuar
-
“Mortal Kombat 2” u sjell fansave të videolojës skena epike aksion
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit