E keni imagjinuar ndonjëherë si mund të ishte heavy metal i “Metallica” nëse interpretohet në piano në stilin e Beethoven? Apo se si do të ishte një këngë pop e Rihannas në stilin klasik të Mozart? Epo, tani mund të ndodhë.
Në fakt, përgjigjja mund të dëgjohet falë një sistemi inteligjence artificiale të realizuar nga grup ekspertësh të një divizioni të “Facebook”, që ka krijuar një rrjet përkthimi muzikor universal, transmeton tch.
Sistemi merr audion e një kënge, e transformon në një kod dhe e analizon. Në fund e kodifikon në një version të ri, e luajtur me instrumente të ndryshme, me një tjetër stil.
Për çdo këngë që i propozohet, sistemi i inteligjencës artificiale realizon gjashtë versione alternative.
-
Simfonia e dhjetë e Beethovenit, e kompletuar nga inteligjenca artificiale
-
Mick Jagger: Inteligjenca artificiale më ndihmoi të kuptoja se idetë e mia ishin më të mira
-
Këngët e krijuara me AI, trendi i ri në industrinë muzikore
-
Opera po rikthehet falë muzikës moderne
-
Këngëtarja misterioze me miliona klikime mund të mos jetë reale