Fluturakja e forcave ajrore amerikane X-37B ka ateruar ditë më parë në Kennedy Space Center të NASA-s, pothuajse dy vjet pas ngritjes, duke e thyer kështu rekordin për fluturimin më të gjatë në hapësirë. Se çfarë ka bërë fluturakja "atje lart" mbetet sekret i ushtrisë amerikane.
X-37B është avion pa pilot i cili me pamje na kujton Space Shuttle, ndërsa fillimisht ishte dizajnuar për t’i bërë ballë një fluturimi 240-ditësh, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, në secilin nga pesë misionet testuese, X-37B i tejkaloi pritjet zyrtare.
Kështu që tani ai ka ateruar pas 780 ditësh të kaluara në orbitën e Tokës, duke e thyer kështu rekordin e mëparshëm të vendosur më 7 maj 2017, për 62 ditë.
Pamja e X-37B nuk është e rastësishme. Projekti filloi me idenë e NASA-s për ta zëvendësuar Space Shuttle me një fluturake e cila do të ishte më e sigurt dhe më e qëndrueshme. Megjithatë, meqë i gjithë programi i Space Shuttle ishte braktisur, X-37B u mor nga ushtria dhe u mbulua me vellon e fshehtësisë.
Spekulimet janë të shumta, ndërsa një prej tyre ka të bëjë me zhvillimin e aeroplanit spiun i cili do të mund t’i vendoste satelitët spiunë në orbitën e Tokës.
Edhe
Forca Hapësinore amerikane nisi sërish drejt orbitës një avion me mision misterioz
Kjo mund të jetë e vërtetë, pasi që në deklaratën zyrtare të ushtrisë përmendet se testimi i fluturakes X-37B e përfshinte "bartjen e satelitëve të vegjël".
Kujtojmë se X-37B u lansua me ndihmën e raketës nga kompania private SpaceX më 7 shtator 2017. Misioni i ardhshëm është planifikuar për vitin 2020.
-
Astronautja amerikane vendos rekord të ri në hapësirë
-
Artemis II përfundon me sukses misionin historik, astronautët kthehen në shtëpi
-
“Atë që s’e kanë parë kurrë më parë sytë e njeriut” – Ekipi i “Artemis II” niset për në Tokë
-
Ekuipazhi i Artemis i afrohet shumë afër Hënës, i largohet në distancë rekord Tokës