Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Forca Hapësinore amerikane nisi sërish drejt orbitës një avion me mision misterioz 

Forca Hapësinore ka lëshuar sërish një avion me mision të mistershëm, këtë herë me një ngarkesë shtesë eksperimentesh shkencore. X-37B iu drejtua orbitës mëngjesin e së dielës nga "Cape Canaavayê" i Floridës, një ditë me vonesë për shkak të motit të keq.

Ky është fluturimi i gjashtë i një X-37B, që kontrollohet në distancë. Zyrtarët nuk kanë thënë se për sa kohë do të qëndrojë anija në orbitë. Misioni i mëparshëm zgjati për një kohë rekord prej dy vitesh. Anija hapësinore ngjan me anijet e vjetra të NASA-s, por është më e vogël rreth 8.8 metra e gjatë. Anija që sapo u lëshua përmban një dhomë shtesë për eksperimente.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që nga fluturimi i parë në 2010, avionët sekretë të lëshuar në hapësirë regjistrojnë sëbashku 2,865 ditë në orbitë deri më sot.
Nisja e anijes ditën e diel  shënon lëshimin e dytë të një rakete nga Forca Hapësinore e sapokrijuar. Në mars, ajo ngriti një satelit për çështje të sigurisë kombëtare.
Lëshimi i së dielës iu kushtua punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë atyre që punojnë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë/VOA.