Punëtorët e kompanisë Apple në Maryland të SHBA-së po kërkojnë më tepër të drejta dhe kushte më të mira në punë. Ata votuan pro bashkimit të sindikatave, që kërkesat e tyre të dëgjohen më tepër, shkruan "The Verge" të dielën.
Në këtë dyqan shitjesh me pakicë, punëtorët, nën thirrjen "Koalicioni i Punonjësve të Organizuar", thanë se duan më tepër të drejta kur bëhet fjalë për pagën, orët shtesë dhe sigurinë në punë. Ky koalicion u bashkua me Shoqatën Ndërkombëtare të Makinistëve dhe Punëtorëve të Hapësirës Ajrore.
Apple nuk i mirëpriti krahëhapur thirrjet për bashkim të sindikatave. Kompania punësoi avokatë kundër sindikatave, për t’i “bindur” punonjësit se pse nuk duhet anëtarësuar në sindikatë.
Disa punonjës u tërhoqën nga kërkesat në Atlanta.
-
Punëtorët australianë të pakënaqur me Applen, përgatiten për grevë
-
Apple u kërkon punëtorëve të punojnë nëpër zyra tri ditë në javë
-
Apple bën ndryshime në orare për stafin e shitjes me pakicë
-
Apple rrit pagën fillestare për punëtorët amerikanë nga korriku
-
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parkingut”, kërkojnë kushte më të mira të punës