Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple bën ndryshime në orare për stafin e shitjes me pakicë

Kompania teknologjike Apple do të bëjë ndryshime në oraret e punës për stafin e shitjes me pakicë, raportoi të premten Reuters.

Ky nrdryshim ndodh për shkak të shtytjes drejt sindikalizimit, për çka kompania ka thënë se në disa dyqane ndryshimet e orarit do të hyjnë në fuqi nga muajt e ardhshëm.

“Ndryshimet do të përfshijnë zgjatjen e periudhës minimale kohore ndërmjet turneve nga 10 në 12 orë.

Javën e kaluar, prodhuesi i iPhonet ka thënë se do ta rrisë pagën për punonjësit e saj amerikanë në 22 dollarë në orë ose më shumë.

Kompania me bazë në Cupertino të Kalifornisë, e njohur për kulturën e saj të rezervuar, u kritikua vitin e kaluar për kushtet e saj të punës nga disa punëtorë aktualë dhe ata të mëhershëm.

Edhe Apple premton 100 miliardë dollarë për prodhimin në SHBA Tech 11 muaj më parë Apple premton 100 miliardë dollarë për prodhimin në SHBA

Në prill, punëtorët në dyqanin e Applet në Atlanta paraqitën një peticion për të mbajtur zgjedhje sindikale.

Ndërkohë, korporata Microsoft ka thënë të enjten se nuk do t'i rezistojë përpjekjeve për sindikalizimin e punonjësve të saj pasi njeh të drejtën e tyre ligjore për të formuar ose të bashkohen me një sindikatë.