Apple e ka publikuar versionin e softuerit iOS 12.2 për pajisjet e mbështetura touch të iPhone, iPad dhe iPod. Ky version i sistemit operativ mobil të kompanisë e shton mbështetjen për shërbimin e ri Apple News+, i cili është në dispozicion në Amerikën e Veriut dhe do të paraqitet edhe në pjesë të tjera të botës, përcjell GSMArena.
Apple News+ gjendet në kuadër të aplikacionit Apple News, i cili është i parainstaluar në iOS dhe sjell me vete abonim në më shumë se 300 revista, publikime digjitale dhe gazeta kryesore. Aplikacioni ende do të ketë përmbajtje falas me të cilat përdoruesit tashmë janë mësuar, shkruan KOHA Ditore.
Përveç kësaj, iOS 12.2 sjell edhe emotikone të reja Animoji - gjirafa, peshkaqeni, derri dhe bufi. Ofrohen edhe kontrollet për TV, AirPlay multitasking, Siri mund të reprodukojë video nga pajisja iOS në Apple TV. Gjithashtu janë të pranishme rregullimet dhe përmirësimet e zakonshme të bugëve.