Javën e kaluar, kompania kineze Lenovo i prezantoi dy telefona të rinj - A6 Note dhe K10 Note. Kompania tani e ka publikuar edhe një orë të re të mençur, të quajtur Lenovo Carme, raporton GSMArena.
Lenovo Carme e ka një ekran 1.3-inçësh me ngjyra, me një dizajn të lakuar 2.5D të sipërfaqes, i cili do t’ua lehtësojë përdoruesve që ta shohin përmbajtjen në ekran në kënde të ndryshme.

Ora e mençur mund të shfaqë në ekran njoftime për mesazhe tekstuale dhe thirrje, dhe vjen edhe me funksione për fitnes, siç janë pedometri, leximi i rrahjeve të zemrës dhe monitorimi i gjumit, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu të pranishme janë opsionet për monitorimin e aktiviteteve të ndryshme sportive.
Lenovo Carme e ka certifikatën IP68, që do të thotë se nuk keni nevojë ta hiqni derisa notoni. Ai lidhet me telefonat Android dhe iPhone përmes Bluetooth 4.2, dhe e ka një bateri prej 200mAh e cila zgjat deri në shtatë ditë.
Ora e mençur do të jetë në dispozicion nga 15 shtatori me rripa gome të kaltër dhe të gjelbër, me një çmim prej rreth 50 dollarë/45 euro.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?