Tech

Metas i dështon plani për orë inteligjente

Sipas një raporti të Bloomberg, kompania mëmë e Facebookut, Meta, ka ndërprerë zhvillimin e një ore inteligjente me dy kamera në favor të një prodhimi tjetër teknologjik.

Ishte planifikuar që kjo orë të debutonte në pranverën e vitit 2023 me një çmim rreth 350 dollarë, duke e bërë orën më të shtrenjtë Android në treg. Pajisja ishte prej dy vitesh në zhvillim dhe dizajnuar me tiparet e një ore inteligjente si komunikim me tekst, gjurmim i aktivitetit, muzikë dhe thuajse çdo gjë që mund të bëni sot me orët Android dhe Apple.

Prototipi kishte dy kamera. Një kamerë prej 5-megapiksel ishte poshtë ekranit dhe një tjetër 12-megapiksel në pjesën e pasme ngjitur me rripin.

Ideja ishte që përdoruesit mjafton të rrotullonin dorën për të shkrepur një foto në momentin e duhur në vend që të “luftonin” për ta kapur momentin e duhur me telefon.

Kamera thuhet se shkaktoi probleme me përkthimin e sinjaleve të nervave në komanda digjitale. Kjo sepse Meta ishte duke eksperimentuar me përdorimin e orës si një kontroller dhe shfrytëzonte si një koncept metaverse.