Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Pretendohet se Twitteri ka mashtruar rregullatorët amerikanë për mbrojtjen kundër hakerëve

Kompania e rrjeteve sociale, Twitter, ka mashtruar rregullatorët federalë në lidhje me mbrojtjen e tij kundër hakerëve dhe llogarive spam, ka thënë ish-shefi i sigurisë së kompanisë së rrjeteve sociale, Peiter Zatko, shkroi të mërkurën Reuters.

Në një ankesë prej 84 faqesh, Zatko, haker i famshëm i njohur gjerësisht si "Mudge", pretendoi se Twitter në mënyrë të rreme pretendonte se ka pasur një plan të fortë sigurie, sipas dokumenteve të transmetuara nga hetuesit e Kongresit.

Twitter e etiketoi ankesën si rrëfim të rremë. Kjo kompani është duke u ndeshur me biznesmenin Elon Musk në gjykatë pasi personi më i pasur në botë u përpoq të tërhiqej nga një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitterin. Musk tha se dështoi të ofrojë detaje në lidhje me përhapjen e llogarive bot dhe spam.

Shefi ekzekutiv i Teslas kishte ofruar blerjen e Twitterit për 54.20 dollarë për aksion, duke thënë se ai besonte se mund të ishte një platformë globale për fjalën e lirë.