Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Policia në Kinë me program që njeh njerëzit në lëvizje

Autoritetet kineze kanë filluar të aplikojnë një mjet të ri për të kontrolluar dhe identifikuar njerëzit: softueri për të njohur formën unike të trupit dhe ecjen e çdo personi, madje edhe kur fytyrat e tyre janë të fshehura nga kamera.

Tashmë në përdorimin e policisë në rrugët e Pekinit dhe Shangait, janë "sistemi i njohjes së ecjes" si pjesë e aksionit të Kinës për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe mbikëqyrjes bazuar në ndjekjen e të dhënave, gjë që ngre shqetësime rreth qëllimit të përdorimit të teknologjisë, transmeton KosovaPress.

Huang Jongzen, drejtor i Watrix, tha se sistemi i tij mund të identifikojë njerëzit nga distanca deri në 50 metra, madje edhe kur janë të kthyer me shpinë mbrapa ose me fytyrë të mbuluar. Kjo mund të plotësojë hendekun e sistemit të njohjes së fytyrës, që kërkon imazhe me rezolucion të lartë.

"Analiza e ecjes nuk mund të mashtrohet nga tronditja e qëllimshme, ecja e parregullt dhe mënyra të tjera, sepse analizojmë të gjitha vetitë e gjithë trupit", tha ai. Watrix muajin e kaluar njoftoi se ka ndarë 14,5 milionë dollarë për të përshpejtuar zhvillimin dhe shitjen e teknologjisë së saj për njohjen e ecjes, transmetojnë mediat kineze.

Policia kineze përdor sistemin për njohjen e personave dhe për t’i dënuar ata që kalojnë jashtë vendkalimeve për këmbësorë dhe zhvillon sistemin e integruar shtetëror të të dhënave nga kamerat për mbikëqyrje.

Artikuj të ngjashëm