Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kinezët po e bëjnë realitet imagjinatën: Bëj gjithçka me lëvizje dore

Imagjinojeni një të ardhme ku mund të kryeni çdo shërbim vetëm me një lëvizje dore: nga blerjet, pagesa e udhëtimeve apo edhe hyrja në objekte të ndryshme. E në Kinë, “Tencenti” tashmë po e bën realitet.

Gjiganti teknologjik në Shenzhen ka nisur ta shpalosë një shërbim të skanimit të shuplakës së dorës. Përmes teknologjisë së re, njerëzve u mundësohet t’i lënë në shtëpi çelësat, kuletat apo edhe telefonat.

Megjithëse teknologjia nuk konsiderohet e re, “Tencenti” është kompania që dëshiron ta bëjë pjesë të tregut.

Kompania ka vendosur ta shfrytëzojë “WeChatin” një platformë kineze që shfrytëzohet si rrjet social por edhe për të porositur e kryer pagesa digjitale. Sistemi po ua mundëson njerëzve të hyjnë në trena, vetëm duke kaluar në sensor shuplakën e dorës. Kamerat më pas analizojnë shenjat në shuplakë dhe kryejnë identifikimin dhe procesojnë me pagesën për pak sekonda.

Tashmë punëtorët e kompanisë po e shfrytëzojnë këtë teknologji në sistemin e hyrje-daljeve.

Edhe qendrat e fitnesit tashmë po shfrytëzojnë skanimin e shuplakës.

Sipas të dhënave nga kompania “Goode Intelligence”, pagesat biometrike parashihet të arrijnë deri në 3 miliardë përdorues deri në vitin 2026.

Artikuj të ngjashëm