Në muajin maj të këtij viti, është raportuar se gjiganti i kërkimit, Google, është duke përgatitur të lansojë orën e saj të parë të mençur. Ora pritet të jetë pjesë e brendit Pixel dhe do të arrijë së bashku me Pixel 3 dhe Pixel 3 XL në muajin tetor.
Sipas një postimi në Twitter të Evan Blassit, ora e mençur po ashtu do të shoqërohet nga gjenerata e dytë e Pixelbook me skajet më të vogla.
Mund të jetë shumë herët për specifikat, por Pixelbook i ri ka shumë gjasa se do të punojë me sistemin operativ Chrome, procesorin më të fundit të Intelit apo Qualcommit ARM dhe do të ofrojë mbështetje për Google Assistant, transmeton Koha.net.
Telefonat e rinj Pixel, zakonisht arrijnë në javën e parë të tetorit dhe në të njëjtën kohë pritet të lansohet edhe Pixelbook i ri. Vitin e kaluar kemi parë edhe prezantimin e Pixel Buds dhe ka shumë gjasa që të shohim versionin e ri me jetëgjatësinë e përditësuar të baterisë dhe mbështetje të përditësuar për përkthim të drejtpërdrejtë.
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Shefi i Googlit: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë