Një përditësim në aplikacionin Lightroom të Adobes fshiu përgjithmonë fotot e përdoruesve të iOS-it të cilët nuk e kishin ruajtur materialin në Adobe Cloud.
Tashmë Adobe e ka rregulluar problemin, por shumë përdorues mbetën pa fotografitë e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërditësimi në versionin 5.4 të këtij aplikacioni për iPhone dhe iPad erdhi javën e kaluar. Të enjten, një përdorues shkroi në forumet e Photoshopit që e kishte përditësuar aplikacionin në iOS, por kishte humbur të gjitha fotografitë, shkruan Endgadget.
Pas shumë ankesave tjera në forum, ku përdoruesit u ankuan se kishin humbur me dhjetëra mijëra fotografi, përfaqësuesi i Adobes, Rikk Flohr, u përgjigj duke thënë se problemi ishte rregulluar dhe se tani Adobe Lightroom kishte versionin 5.4.1 i cili nuk e shkaktonte këtë problem.
Sidoqoftë lajmi i keq ishte se fotografitë e shlyera nuk mund të ktheheshin më, transmeton KOHA.
Fatkeqësisht shumë njerëz humbën punën e tyre që e kanë bërë ndoshta me vite, dhe ekspertët këshillojnë që fotografitë të ruhen edhe në ndonjë vend tjetër, ngase një skandal i tillë i pat ndodhur edhe një kompanie tjetër të madhe, Canonit.