Apple do të dërgojë një përditësim softueri për të adresuar një problem me kamerën e iPhone 14 Pro dhe Pro Max, sensori i të cilës dridhet në mënyrë të pakontrolluar kur përdoret nga aplikacionet si Snapchat, Instagram dhe TikTok, shkruan Bloomberg.
Kompania është në dijeni të problemit dhe një përditësim do të dërgohet javën e ardhshme.
Kur problemi u raportua gjatë fundjavës, nuk ishte e qartë nëse telefoni kishte një problem me aplikacionet e palëve të treta, me iOS 16 apo ishte një problem hardueri.
Kamerat funksionin normalisht gjatë përdorimit me aplikacionin e kamerës së iOS 16. Duke qenë se Apple ka planifikuar një përditësim, kuptojmë se problemi qëndron tek AOI dhe jo aplikacionet e palëve të treta.
Por Apple nuk sqaroi çfarë po e shkakton këtë sjellje të pazakontë të sensorit dhe ka pasur spekulime se sistemi i stabilizimit optik i fotos është me defekt.
Sipas uebsajtit të Apple, modeli standard iPhone 14 nuk e ka këtë problem. Nuk është përditësimi i parë që shkon për problemet e kamerës. Javën e kaluar iOS 16.0.1 adresoi një problem me cilësinë e imazheve të iPhone 14 Pro Max.
-
Rrjedh online ndryshimi i madh i iPhone 17
-
“Ndryshon loja”, kamera e iPhone 16 vjen me ndryshimin e madh
-
Përdoruesit ankohen se s’po iu bënë alarmi, Apple thotë se po e trajtojnë problemin
-
Rrjedhin detaje të dizajnit të iPhone 16 Pro
-
Apple identifikon problemet që po e shkaktojnë ngrohjen e iPhonëve 15