Astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të flasin me miqtë e tyre nëpërmjet WhatsApp. Madje mund të shikojnë edhe filma në platformën Netflix.
Firma britanike Inmarsat do të bëjë të mundur që në vitin 2028, satelitët e internetit të jenë në gjendje të orbitojnë rreth Hënës.
“Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”, tha Nick Shave, zv.president i programeve strategjike të Inmarsat.
Në dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë dhe padyshim se do të jenë më të lehta për astronautët. \a2news
Artikuj të ngjashëm
-
NASA po dërgon për herë të parë pas mbi 50 vjetëve astronautë në Hënë
-
NASA pritet ta shtyjë udhëtimin rreth Hënës
-
NASA synon të nisë njerëz drejt Hënës në muajin mars
-
Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facbook, Instagram e Whatsapp
-
NASA planifikon të dërgojë astronautë në mision në Hënë, për herë të parë në mbi 50 vjet