Dhjetëra uebfaqe që janë në mbikëqyrjen e Cloudflares patën probleme në qasje për të paktën një orë të martën. Google, Shopify, Fitbit, Peleton, Grindr, Ring, bet365, Landbrokes e NordVPN, janë disa nga sajtet që rreth orës 07:30 u bllokuan për qasje në internet.
Kjo ndodhi për shkak të problemeve me rrjetin e shpërndarjes, njoftoi faqja për detektimin e problemeve online “Downdetector”.
Cloudflare e pranoi problemin nëpërmjet Twitterit, duke thënë se është informuar për rastin dhe se po punon që ta zgjidh sa më shpejt. Shumë përdorues të internetit u ankuan për problemin.
“Gjysma e internetit është ndërprerë për shkak të një problemi të Cloudflare", shkroi një komentues në Twitter.
Cloudflare është pajisje softuerike që mban sigurinë e uebfaqeve dhe aplikacioneve.
-
Sërish probleme teknike në Cloudflare, bien disa uebfaqe
-
“Cloudfare” kërkon falje për ndërprerjen që goditi shumë faqe interneti
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Probleme teknike, uebafqe të shumta në të gjithë botën bien për përdoruesit