Pasi shijoi një jetëgjatësi si mbret i transmetimit, Netflix nuk është gati të heqë dorë nga kurora e tij.
Gjiganti i transmetimit ka humbur afër 1 milion abonentë në mes të prillit dhe korrikut, por kjo është më pak se që ia kishin frikën, dhe kompania ka thënë se regjistrimet e reja mund të fillojnë më vonë këtë vit, raportoi BBC të martën.
Netflixi raportoi në prill rënien e parë të abonentëve në 11 vjet, lajm që u pasua me shkurtimin e qindra kontratave të punës.
Lansimi i sezonit të ri të dramës fantastiko-shkencore “Stranger Things” në maj e ndihmoi atë të mbajë disa abonentë – që kishte parashikuar të humbiste 2 milionë.
Guy Bisson, drejtori ekzekutiv i Ampere Analysis, ka thënë se ishte “e pashmangshme” që Netflixi të fillonte të kishte rënie.
-
Faqja e Netflixit bëhet e paqasshme
-
Netflixi në gjendje të vështirë, java do ta përcaktojë të ardhmen e tij
-
Netflixi i shkurton edhe 300 vende pune pas humbjes së abonentëve
-
Netflix me humbjen më të madhe të abonentëve në 10 vitet e fundit
-
Netflixi nis transmetimit e sezonit final të “Stranger Things”