Kamerat periskop kanë filluar të paraqiten gjatë këtij viti, në pajisjet si Huawei P30 Pro dhe Oppo Reno 10x zoom, ndërsa si duket edhe Xiaomi planifikon që t’i bashkohet këtij trendi.
Kjo kompani ka dorëzuar kërkesën për patentë, që është miratuar, dhe që zbulon detajet për telefoto implementimin e ardhshëm të këtij prodhuesi kinez, përcjell GSMArena.
Patenta përshkruan kombinimin e kamerës kryesore me të paktën një objektiv përcjellës si periskop, i cili do të jetë i vendosur vertikalisht në raport me sendorin kryesor, shkruan KOHA Ditore. Falë procesit të përthyerjes së dritës, objektivi periskop do të mund të arrijë zoom variabël pa e rritur madhësinë e kamerës kryesore, e me këtë edhe të tërë pajisjes.

Rezultati është zoomi pa humbje dhe me stabilizim optik të fotografisë. Sipas thashethemeve, Xiaomi Mi Mix 4 do të mundë të jetë pajisja e parë në linjën e kësaj kompanie që do të zbatojë sistemin e ri persikopik, si dhe kamerën e re që thuhet se është më e mirë se modeli GW1 64MP e Samsungut.