Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Pas Whatsappit edhe Instagrami me probleme

Diçka nuk po shkon me rrjetet sociale, kanë kaluar veç disa javë nga bllokimi i Whatsappit kur të njëjtin problem ka hasur dhe Instagrami.

Në orët e kaluara qindra përdorues kanë raportuar se e kanë hasur vështirësi në përdorimin e këtij rrjeti social.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rreth 50% e përdoruesve kanë pasur problem në postimin e fotove të reja, 16 % e tyre kanë deklaruar se nuk i bënin dot “Log In” llogarisë ndërsa 21% të tjerë që kryefaqja nuk merrte “refresh”, transmeton kp.

Ky problem ka prekur kryesisht Evropën perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa rajone të Indisë.

Ende nuk ka një dalje publike nga kompania Instagram për të shpjeguar se cilat ishin shkaqet e këtij problemi.