Daily Mail raporton se kanë rënë nga sistemi Facebooku, Instagrami dhe WhatsAppi.
Përdoruesit në tërë botën kanë probleme të qasen në rrjetet sociale, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë së shumti janë prekur shtetet e Evropës, Britania dhe SHBA-ja.
Por, probleme ka edhe në Australi, Brazil, Kolumbi, Japoni, Meksikë, Filipine, Rusi, Singapor, Afrikë të Jugut e Uruguai.
Përdoruesit kanë filluar të ankohen për këto rrjete sociale nga ora 14:00 për problemet që kanë që të qasen.

Përdoruesit e Facebook thonë se po hasin në probleme kur po kyçen në profilet e tyre, por edhe në postime, dhe gjithashtu kanë probleme për të shikuar fotografitë në bisedë.
Derisa WhatsAppi po dështon të pranojë apo dërgojë mesazhe.
