Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Pas 173 ditësh në gjithësi, tre astronautë sot kthehen në Tokë

Pak orë kanë mbetur para se tre astronautë të kthehen në Tokë nga gjithësia, pas 173 ditëve të qëndrimit të tyre.

Astronauti i NASA Shane Kimbrough dhe kozmonautët Sergej Ryzhikov dhe Andrey Borisenko sot pritet të kthehen në tokë, më pas të bëjnë një udhëtim i cili do të zgjasë tre orë e gjysmë në sipërfaqen e planetit tonë, shkruan Verge, transmeton Koha.net.

Treshja kanë shkuar në hapësirën qiellore në tetor të vitit të kaluar, dhe ky për ta është misioni i dytë, ndërkaq i pari u bë në vitin 2008.

Astronautja Peggy Whitson sot mori komandën nga Kimbrough i Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë, dhe janë në pritje të treshes.