Nju Jork, 22 tetor – Kozmonautët rusë, Anatoly Ivanishin dhe Ivan Vagner dhe ai amerikan Chris Cassidy zbarkuan në Tokë, pasi kaluan gjashtë muaj në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), deklaroi NASA.
”Tre astronautët u ulën nga anija kozmike ‘Soyuz MS-16’ të enjten, në një qytet të largët të Kazakistanit’’, deklaroi NASA në një postin në Twitter.
Kthimi i tyre shënon fundin e një misioni 196-ditor.
Gjatë asaj kohe, ISS përshkoi Tokën 3 136 herë dhe më shumë se 133 milionë kilometra.
Ivanishin është një udhëtar me përvojë në hapësirë, pasi në tre fluturime ai ka kaluar 476 ditë në hapësirë, për Vanger ishte fluturimi i parë.
Komandanti i ekspeditës Cassidy ka kaluar gjithsej 378 ditë në hapësirë/ANSA.
-
Dy rusë dhe një amerikane kthehen nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës
-
Kozmonautët rusë arrijnë në Tokë bashkë me astronautin amerikan
-
SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë
-
Katër astronautë të NASA-s kthehen në Tokë në evakuimin e parë mjekësor
-
Astronautët e NASA-s rikthehen në Tokë, pas 9 muajve të ngujuar në hapësirë