Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kozmonautët rusë arrijnë në Tokë bashkë me astronautin amerikan

Dy kozmonautë rusë dhe një astronaut amerikan arritën në Tokë pasi u nisën së bashku nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, shkruan Sky News.

Tre personat arritën në Kazakistan mesditën e së mërkurës.

Pavarësisht tensioneve mes SHBA-së dhe Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, kthimi i astronautit Mark Vande Hei nga NASA shkoi sipas procedurave normale ndërsa udhëtonte me raketën ruse.

Hei para nisjes kishte thënë se "pavarësisht problemeve në Tokë, në hapësira ne jemi një ekuipazh".