Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Parashikim fatkeq, Twitteri do t’i humbasë mbi 30 milionë përdorues

Mbi 30 milionë përdorues të Twitterit po parashikohet se do ta lënë këtë rrjet social në dy vjetët e ardhshme, raportoi TheGuardian të martën.

Sipas një parashikimi të botuar në mediumin anglez, përdoruesit çdo herë e më shumë po shprehin pakënaqësi ndaj probleme teknike dhe Elon Muskut, që erdhi në krye të kompanisë muaj më parë.

“Kjo s'do të jetë katastrofa e vetme për Twitteri. Përdoruesit do të nisin ta lënë platformën nga viti tjetër, derisa iu rritet nervozizmi me problemet teknike dhe përhapjes së përmbajtjeve të urrejtjes”, deklaroi Jasmine Enberg nga “Insider Intelligence”.

Ai shtoi se stafi bazë i Twitterit nuk do të jetë në gjendje të kundërshtojë infrastrukturën e platformës dhe ato të moderimit së përmbajtjes.

Raporti i institutit për matje po parashikon që rrjeti social të humbasë më tepër përdorues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri në vitin 2024, numri i përdoruesve në SHBA parashikohet të bjerë në 50.5 milionë, niveli më i ulët që nga viti 2014.

Edhe Twitteri regjistron rritje të hovshme Tech Twitteri regjistron rritje të hovshme

Në Mbretërinë e Bashkuar, Twitteri do të humbasë rreth 1.6 milionë përdorues gjatë dy viteve të ardhshme.

Sipas Enbergut, përdoruesit e Twitterit janë të zhgënjyer dhe po largohen masivisht.