Modelet e iPhone 15 Pro, që do të prezantohen këtë shtator, do të jenë të qasshme në një ngjyrë unike blu të errët, që kanë një ton gri, raportoi “macrumors”, duke cituar një burim të ka dhënë më tepër detaje mbi atë se çka mund të pritet nga ky version i Apple.
Ngjyra e këtij lloji do të jetë e ngjashme me të kaltrën që Apple e kishte përdorur për modelet iPhone 12 Pro, por duket se do të jetë më e errët dhe me më shumë gri.
Kjo pritet të shoqërojë nuancat e argjendta, grinë e titanit me një gri-argjendi më të çelur, ndërsa “macrumors”, shkroi se ekziston mundësia që Apple të përdorë ngjyrën blu për të testuar pjesën e jashtme të telefonit, e më pas pak para lansimit ta ndërrojë atë.
Sa i përket modeleve të iPhone 15, deri më tani dihet se janë përfshirë nuancat rozë e ndezur, blu e ndezur dhe një ngjyrë jeshile. Ndërsa, për dizajnin, modelet e iPhone 15 Pro, do të duken të ngjashme me modelet e iPhone 14 Pro, por me disa ndryshime të theksuara.
Pritet që kornizat të jenë më të holla rreth ekranit.