Tradicionalisht Apple ka prezantuar telefonat e rinj në muajin shtator. Sivjet radhën e ka seria iPhone 15. Përderisa në pritje janë disa telefona në këtë seri, më i përfolur vazhdon të jetë iPhone 15 Pro. Në një raportim të fundit “9to5Mac” ka publikuar fotografi nga të gjitha këndet të pajisjes, bazuar në spekulimet e deritashme.
Ndryshimi më i madh do të jetë te porti i mbushjes. Nga sivjet, të gjithë iPhonet e rinj do të kenë port USB-C.

iPhone 15 Pro pritet të vijë me shtresë titani në një dizajn që do të ketë kornizë më të rrumbullakët se iPhone 14 Pro.

Kamera do të jetë më e madhe, me lente që dalin më përtej telefonit.

Ndryshim tjetër i madh pritet të vijë në butonat anësorë. Sipas raportimeve, nuk do të ketë më butona mekanikë, por që do të funksionojnë me ndjeshmëri në prekje. Po ashtu ndërprerësi i zërit do të shndërrohet në buton që shtypet. (Detaje më të hollësishme për këtë i gjeni duke klikuar këtu)

Po ashtu kornizat pritet të jenë më të holla, 1.55-milimetra. Kjo konsiderohet historike për Applein.
Edhe
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple

Siç është raportuar edhe më herët, besohet se iPhone 15 Pro do të vijë me disa versione ngjyrash, e risi përbën e kuqja e mbylltë.

Në përgjithësi, dimensionet e telefonit duket se do të jenë fare pak më të vogla se modeli i vitit të shkuar.
Pak muaj duhet të kalojnë deri në zyrtarizim.