Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Outlook merr përditësimin më të madh që prej një dekade

Microsofti do të dërgojë përditësimin më të madh në Outlook prej një dekade dhe është padyshim ndryshimi më drastik i Outlook për Windows që prej debutimit më 1997.

Ndryshimet përqendrohen tek menaxhimi i kalendareve, përmirësime të qëndrueshmërisë dhe reduktimin e kohës së nevojshme për të sinkronizuar klientët Outlook duke ndihmuar kështu miliona biznese dhe organizata në mbarë botën.

Përditësimi i madh i Outlook është një ndryshim loje për kalendarët. Si një prej funksionaliteteve më të përdorura dhe dobishme të Outlook, përdorimi i kalendarëve mund të jetë sa i dobishëm aq eksperiencë shqetësuese sidomos kur punoni në ekipe të mëdha.

Në tërësi përdoruesit do të vërejnë një eksperiencë më të ëmbël dhe pa shqetësime. Përditësimi vjen në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Kalendari i ri ka qenë i disponueshëm në Outlook në Web, Outlook në Mac dhe aplikacionet mobile.

Artikuj të ngjashëm