Ora më e re e mençur e Apple pritet tash të dalë në shitje dhe kanë nisur tema kontroverse që kanë të bëjnë me modelin LTE.
Pasi që T-Mobile ka hedhur poshtë pohimet për limitimin e shpejtësisë LTE-s, tash duket se konkurrenca LTE do të jetë e pranishme vetëm në vendet ku blihen pajisjet origjinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesi për mbështetje i kompanisë Apple, tha se Apple Watch, i blerë në shitoret amerikane, do të punojë vetëm tek operatorët në SHBA. Kjo do të thotë se roaming nuk mbështetet kur përdoruesi do të shkojë në vende tjera, transmeton KosovaPress.
Apple Watch Series 3 për këtë arsye mund të jetë në konflikt me ligjet evropiane, pasi që më herët gjatë këtij viti Komisioni Evropian ka marrë vendim për ndalim të roamingut mobil nga ana e operatorëve të huaj.