Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple po punon në orën e mençur “të pavarur”

Kompania Apple po punon në orën e mençur, e cila nuk është e domosdoshme që të sinkronizohet me iPhone.

BBC shkruan se ora e re direkt do të lidhet në rrjete mobile LTE, transmeton KosovaPress.

Kompania ka nisur bisedimet me kompanitë e telekomunikimit në SHBA dhe Evropë, në mënyrë që pajisja në treg të dalë kah fundi i këtij viti.

Apple kishte lansuar orën e mençur në vitin, por ende nuk ka publikuar të dhënat për shitjen.

Shefi i kompanisë Tim Cook ka thënë se ora e tyre e mençur është më e shitura në botë. Edhe pse fillimisht ishte menduar si pajisje luksoze, Apple kohë më parë është fokusuar në nevojën e përdorimit të orës së mençur te fitnesi. 

Edhe Apple ka livruar 9.2 milionë orë të mençura gjatë tremujorit të fundit të vitit 2018 Tech Apple ka livruar 9.2 milionë orë të mençura gjatë tremujorit të fundit të vitit 2018

Sipas Bloomberg, ora e re do të prodhohet nga kompania Intel.

Pajisja mund të dalë në treg disa vite pasi që kundërshtarët e Apple, Samsung dhe LG lansuan orët e tyre “të pavarura”.