Apple deri më tani ka qenë mjaft misterioze kur bëhet fjalë për informacionet zyrtare për livrimin e pajisjeve të kompanisë Apple Watch. Kjo është arsyeja se pse publiku mbështetet kryesisht në burime të jashtme për të marrë informacione për shitjen e Galaxy Watch, raporton GSMArena.
Sipas analizës së kompanisë Strategy Analytics, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, Apple arriti t’i livrojë 9.2 milionë orë të mençura Watch. U theksua se bëhet fjalë për sasinë e pajisjeve të livruara, që do të thotë se numri i modeleve të shitura mund të jetë më i ulët, shkruan KOHA Ditore.
Ky livrim gjithashtu do të thotë se Apple vetë ka arritur ta marrë 50.7 përqind të tregut të orëve të mençura. Megjithatë, kjo e paraqet një rënie krahasuar me vitin 2017, kur Apple e mbante 60.4% të tregut të orëve të mençura. Kompania më e afërt me Apple në listë është Fitbit, e cila e mban 12.2 për qind të tregut. Samsungu gjithashtu ka arritur ta rrisë hisen në treg nga 10.6% në 11.8%.