Shitjet e orës më të re nga gjiganti Apple janë ndërprerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një çështjeje që lidhet me patentën.
Shtëpia e Bardhë pati afat deri për Krishtlindje të refuzonte një vendim të Komisionit për Tregti që ia ndalonte Apple-it të shiste orët Series 9 dhe Ultra 2, për shkak të akuzave se kanë shkelur patentën e regjistruar nga një kompani tjetër. Por nuk ndërhyri.
Komisioni i SHBA-së për tregti ka vendosur që të mbrojë prodhuesin “Masimo”, që ka akuzuar Applein për vjedhje të stafit dhe teknologjisë.
Apple ka thënë se kundërshton fuqishëm dhe planifikon të apelojë vendimin.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Apple premton 100 miliardë dollarë për prodhimin në SHBA
-
Gjykata amerikane thotë se Apple ka shkelur urdhrin për reformim të App Storet
-
Trumpi kërcënon me tarifa të reja për telefonët e mençur