Oppo i prezantoi në gusht tre telefona Reno 2, por asnjëri prej tyre nuk ishte model i vërtetë premium. Megjithatë, kompania në atë kohë e paralajmëroi edhe një pajisje tjetër, të quajtur Reno Ace. Tani Oppo e ka konfirmuar ardhjen e këtij telefoni, i cili do të prezantohet më 10 tetor, raporton GSMArena.
Oppo Reno Ace do të ketë mundësi të mbushjes së shpejtë prej 65W, që është për 30% më shumë sesa që aktualisht e ofron 50W SuperVOOC. Gjithashtu pritet që standardi ta ketë një emër të ri, shkruan KOHA Ditore.
Pjesa tjetër e specifikimeve ende nuk dihet, edhe pse nënkryetari i Oppo e paralajmëron një bateri prej 4000mAh dhe ekran me rifreskim prej 90Hz. Mund të pritet edhe çipseti Snapdragon 855+, gjë që do ta vendoste Reno Ace përpara modeleve Reno 10x zoom dhe Reno 5G, të cilët kanë çip SD855.