Tech

Oppo Reno 2 konfirmohet për 10 shtator

Javën e kaluar u shfaqën telefonat Oppo PCKM00 / PCKT00, me specifikime në listingun TENAA. Raportet sugjerojnë se bëhet fjalë për versionet e telefonit të ardhshëm Oppo Reno 2.

Tani Oppo ka konfirmuar që seria Reno 2 do të prezantohet më 10 shtator në Kinë. Para kësaj, më 28 gusht Oppo do ta prezantojë në Indi Oppo Reno 2, Reno 2Z dhe Reno 2F, raporton PlayfulDroid.

Listingu TENAA zbulon se Reno 2 e ka një ekran 6.5 inçësh AMOLED me rezolucion Full HD+. Ekrani, pa notch, e ka në vete të integruar sensoin e gjurmëve të gishtërinjve. Telefoni e përdor një modul pop-up kamerash, i cili e përmban një kamerë selfie 16MP dhe një blic LED.

Image

Oppo Reno 2 përmban çipsetin Snapdragon 730G, baterinë prej 4000mAh me mbushje të shpejtë VOOC 3.0. Ai do të mund të vijë në variantet 8 GB + 128GB dhe 8GB + 256GB, shkruan KOHA Ditore. Në pjesën e pasme do të ketë sistem prej 48MP + 13MP + 8MP + 2MP me katër kamera në anën e pasme.

Ndërkohë, Oppo Reno 2 është shfaqur edhe në listingun AnTuTu, i cili e konfirmon çipsetin e lartpërmendur Snapdragon 730G.