Tech

Oppo lanson telefon të ri

Kompania e njohur kineze, Oppo, sapo ka lansuar edhe një pajisje të re të quajtur A79. Ekrani i tij dhe dizajni janë të ngjashëm me telefonat e avancuar R11, por me specifika më të dobëta.

Oppo A79 vjen me ekran rreth 6-inç OLED me rezolucion prej 2180 x 1080 pikselë dhe përqindja e ekranit është në raport prej 18:9, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen me procesor 2.5GHz MediaTek Helio P23 me tetë bërthama Cortex-A53, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, si dhe me baterinë prej 3,000 mAh me teknologjinë VOOC për karikim të shpejtë.

Sa i përket kamerave, Oppo A79 vjen me kamerën kryesore dhe atë të përparme prej 16 megapikselë, ndërsa nën kamerën kryesore gjendet sensori për gishtërinj.

Gjitashtu, Oppo A79 punon me sistemin operativ Android 7.1.1 Nougat. Do të fillojë të shitet më 1 dhjetor me çmim prej rreth 360 dollarë.

Kina do të jetë tregu i parë që do të ketë në dispozicion këtë telefon të ri me ngjyrë të zezë dhe shampanje. Ende nuk dihet nëse Oppo A79 do të jetë në dispozicion edhe për tregje tjera.

{gallery}