Kompania e njohur kineze, Oppo, pritet së shpejti të lansojë smartfonin e saj të ri Find X.
Kompania, përmes një postimi në rrjetin social kinez Weibo, ka konfirmuar disa nga specifikat kyçe të këtij smartfoni të ri.
Postimi konfirmon se Find X do të vijë me procesor të teknologjisë së fundit – Snapdragon 845, 8 GB RAM memorie dhe 256 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Më herët, është raportuar se kamera e këtij smartfoni do të ketë zoomin optik deri 5 herë dhe ekranin e lakuar.
Ndër specifikat tjera që janë spekuluar, përfshihet kamera kryesore e dyfishtë prej 20 + 16 megapikselë, bateria me kapacitet prej 3,645 mAh, ekrani 6.4-inç AMOLED dhe kamerën e përparme prej 25 megapikselë.
Oppo Find X do të prezantohet zyrtarisht më 19 qershor.
