Tech

Oppo Find X prezantohet zyrtarisht më 19 qershor

Descriptive Text

Pas shumë spekulimeve dhe raportimeve, kompania e njohur kineze Oppo ka publikuar një poster përmes të cilit ka konfirmuar datën e prezantimit të smartfonit të saj të ri Find X.

Oppo Find X, sipas posterit të publikuar, do të prezantohet zyrtarisht më 19 qershor në Muzeun Louvre, në Paris, transmeton Koha.net. Ky model do të sjellë prapa serinë Find të smartfonëve, ndërsa shkronja “X” nënkupton të panjohurën, aventurier dhe ekstrem, ka shpjeguar kompania në një konferencë për shtyp.

Duke arritur si një smartfon i avancuar, Oppo Find X pritet të ketë procesor Snapdragon 845 dhe skanerin për gishta të vendosur në pjesën e përparme, ndoshta nën ekran.

Image