Opera ka lëshuar "Crypto Browser"-in e vet Web3, i cili është i disponueshëm në testimin beta.
Crypto Browser ka një portofol të integruar për kriptovalutat, akses të lehtë në zyrat e këmbimit të kriptovalutave/NFT, mbështetje për aplikacione të decentralizuara (dApps) dhe më shumë.
Qëllimi i këtij shfletuesi është të thjeshtojë përvojën e përdoruesit të Web3, e cila zakonisht është konfuze për përdoruesit e zakonshëm.
Karakteristika kryesore është një portofol i integruar, i cili do të mbështesë blockchain, si Ethereum, Bitcoin, Celo dhe Nervos që në fillim.
Ideja është t'i jepet përdoruesit akses në kriptovalutat, pa pasur nevojë për ndonjë shtesë.
Një tjetër funksion primar i Crypto Browser është mbështetja për Web3, pra interneti i decentralizuar i bazuar në blockchain.
Edhe
Pse figurat e famshme po zgjedhin pagesat me kriptomonedha?
Përveç ofrimit të sigurisë shtesë përmes enkriptimit të blockchain, ekziston gjithashtu mundësia që përdoruesit të kenë akses në veçori të tilla si GameFi, ku ata mund të fitojnë para duke luajtur dhe duke lëvizur nëpër lloje të ndryshme të metaverses.
Opera ofron gjithashtu "Crypto Corner", me të rejat më të fundit të blockchain, si dhe do të mundësojë zhvillimin e aftësive të Web3.
Crypto Browser tani është i disponueshëm për Android, Windows dhe Mac, ndërsa versioni iOS pritet së shpejti.