Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

“OnePlus” ofron shpërblime deri në 7.000 dollarë për gjetjen e bugëve

Kompania kineze “OnePlus” gjatë disa viteve të fundit i ka regjistruar disa ndërhyrje të sigurisë në pajisjet e saj. Për ta përmirësuar sigurinë e produkteve dhe shërbimeve të saj, kompania e ka ofruar programin e shpërblimit të quajtur OnePlus Security Response Center (OneSRC), raporton GSMArena.

Si pjesë e OneSRC, OnePlus do t’ua paguajë përdoruesve midis 50 dhe 7.000 dollarë për gjetjen dhe raportimin e bageve në produktet dhe shërbimet e kompanisë. Shpërblimet ndahen në pesë nivele:

Rastet e veçanta: deri në 7.000 dollarë

Niveli kritik: 750 deri në 1500 dollarë

Niveli i lartë: 250 deri në 750 dollarë

Niveli i ndërmjetëm: 100 deri në 250 dollarë

Edhe Përdoruesit që zbulojnë defekte në ChatGPT mund të fitojnë deri në 20 mijë dollarë Tech Përdoruesit që zbulojnë defekte në ChatGPT mund të fitojnë deri në 20 mijë dollarë

Niveli i ulët: 50 deri në 100 dollarë

“OnePlus” nuk e ka definuar qartë secilin prej niveleve dhe thekson se ato do të përcaktohen bazuar në shkallën e cenueshmërisë dhe ndikimin specifik në punë. Kompania gjithashtu e paralajmëroi partneritetin e vet me një platformë për gjueti në bugë, të quajtur HackerOne, për të marrë njohuri nga hulumtuesit dhe ekspertët më të mirë të sigurisë. Një program-pilot për këtë bashkëpunim do të fillojë në vitin 2020.