Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

NYTimes blen lojën e njohur “Wordle”

Kompania New York Times e ka blerë lojën popullore të fjalëve “Wordle” për një shifër të pazbuluar. Loja ishte krijuar në tetorin e vitit të kaluar nga inxhinieri Josh Wardle, derisa për pak kohë grumbulloi miliona përdorues.

Wardle deklaroi se suksesi i lojës qëndron tek tërheqja që u bën përdoruesve. Mediumi NYTimes deklaroi se fillimisht loja do të ketë një çmim të lirë për ta luajtur.

Nga gjashtë supozime, përdoruesi duhet të gjejë fjalë me pesë shkronja. Çdo enigmë e re publikohet çdo ditë, derisa lojtarët do të “garojnë” se kush po e zgjidhë në kohën më të shpejt.

Inxhinieri Wardle tha se i kishte pëlqyer mënyra se si stafi i mediumit e ka përdorur këtë lojë.