Me 5 germa fillon dita e shumë pjesëtareve të ekipit të Kohavisionit. Koha.net është ajo që shumica prej tyre e klikojnë me të filluar ditën. Motivi – 5-germëshi.
Gara nis që nga mëngjesi kur veçse ka dalë fjala e re që ka vetëm 5 germa.
Ngjyra e gjelbër në shkronjë është kur ajo është e fiksuar, e verdha kur është në fjalë, por jo në vendin e vet dhe ngjyra hiri kur shkronja nuk është pjesë e lojës.
Gonxhje Konjufca nga emisioni “Sot” bashkë me pjesën tjetër të ekipit e luajnë çdo ditë lojën e cila është një shkëputje nga puna e mësim i fjalëve të reja.
“Për konceptin pata dëgjuar më moti. Ishte në anglisht dhe s’më bënte shumë përshtypje. Por kur u bë pjesë e portalit KOHA.net dhe fjala e ditës ishte në gjuhën shqipe, më bëri përshtypje dhe desha ta mësoj. Është interesant se janë edhe fjalë që ndoshta s’i kam dëgjuar kurrë dhe i mësoj sepse më intereson ta di se çfarë kuptimi kanë”, ka thënë Konjufca.
Edhe
“Kohë, fjalë, ëndrra” harmonizohen në kor si lojë e jetës dinamike
“Dikur” është fjalë që nuk merr shumë kohë për t’u gjetur derisa ka ditë kur lojtarët sfidohen më shumë.
Sami Kqiku thotë se portalit iu shtua loja pasi që në botë është shumë e luajtur.
Koha.net e sjell shqip në ballinën e portalit “Koha.net”
“Ideja ka qenë që pasiqë shumë prej nesh e kemi luajtur në anglisht, lojën ‘Wordle’. Janë krijuar shumë versione nëpër botë. Edhe ne kemi menduar ta bëjmë versionin tonë për t’ua mundësuar lexuesve tonë një formë relaksimi”, ka thënë Sami Kçiku, redaktor i mediave sociale në Grupin KOHA.
Edhe BullshitLoja nuk luhet vetëm brenda ekipit. Ajo tashmë është përhapur edhe nëpër familje, mes shokëve e kolegëve në krejt Kosovën.
“5-GERMËSHI” si lojë sjell çdo ditë një fjalë të re me 5 shkronja. Të gjitha nga to janë nga fjalori i gjuhës shqipe.