Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Noctua po punon në ftohësin pasiv prej 1.5 kg

Kompania Noctua po e përgatit një ftohës të madh pasiv për CPU, ndërsa ai u prezantua gjatë Computexit.

Ftohësi është dizajnuar për t’i përçuar deri në 120 vatë të ngrohjes në shtëpizat me qarkullim të mirë mirë natyror të ajrit, apo deri në 180 vat në shtëpizat me ventilator të qetë apo ventilatorët që janë të lidhur direkt me përçuesin e nxehtësisë (heatsink), raporton Overclock3D.

Gjatë konferencës Computex 2019 Richard Swinburne e vizitoi stendën e Noctua dhe thekson se prototipi i këtij kuleri pa ventilator e ka një peshë prej 1.5 kilogramësh dhe i implementon shtatë tuba për ngrohje. Ftohësi e mbështet platformën AMD AM4, si dhe bazat Intel LGA 115x. Ftohësi gjithashtu vjen me seksionin e përmirësuar termik të kompanisë NT-H2, shkruan KOHA Ditore.

Gjatë demonstrimit, ai ishte në gjendje ta mbante Intel i9-9900K të ftohur dhe të qetë, nën ngarkesë.

Tani për tani, nuk ka informacione se kur Noctua do ta plasojë zyrtarisht ftohësin e vet të ri pasiv për CPU, ndërsa ka të ngjarë që do të vazhdojë ta optimizojë.

Artikuj të ngjashëm