Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Aorus ATC800 është ftohësi më i ri procesorik nga Gigabyte

Gigabyte e prezantoi CPU ftohësin ajror Aorus ATC800. Dizajni i coolerit e përfshin përçuesin konvencional të nxehtësisë fin-stack, i cili ftohet përmes dy ventilatorëve të modifikuar në sistemin push-pull, përcjell TechPowerUp.

Mbulesa plastike e mbulon pjesën e sipërme të fin-stackut dhe i kornizon të dy ventilatorët. Pllaka e sipërme është e pajisur me difuzorë RGB LED, ndërsa dy ventilatorët gjithashtu vijnë me ndriçim RGB LED. Të tre elementët e ndriçimit e përdorin hyrjen nëpërmjet burimit 3-pinësh RGB.

Image

Gjashtë milimetra të gypit të hollë të ngrohjes së bakrit, të nikeluar, kanë kontakt të drejtpërdrejtë me CPU-në në bazë, duke e përçuar nxehtësinë përmes një fin-stacku nga alumini. Secili prej dy ventilatorëve prej 120mm e përdor një hyrje 4-pinëshe PWM, i ka 600-2000 RPM dhe i nxjerr 14.05 deri në 51.7 CFM ajër, shkruan KOHA Ditore.

Cooleri Aorus ATC800 nga Gigabyte vjen me mbështetje për mbajtëset AM4, LGA2066 dhe LGA115x, ndërsa çmimi nuk është publikuar.

Artikuj të ngjashëm