Apple dhe Nike serish kanë arritur partneritet, kësaj radhe për të krijuar edicionin special të Apple Watch.
Modeli i ri është Apple Watch Nike+ i azhurnuar nga viti i kaluar dhe ora e re e mençur nga edicioni special quhet Apple Watch NikeLab, transmeton kp. Modeli i orës së mençur ka të njëjtat specifika të brendshme si te seria e orëve të mençura Apple Watch 2, derisa dallimet e vetme janë në dizajnin e jashtëm.

Modeli NikeLab ka shtëpizën Space Gray dhe rripin Light Bone/Black. Në pakon me orë vjen edhe aplikacioni i para instaluar Nike+ Run Club.
Çmimi i orës së mençur Apple Watch NikeLab nuk është bërë i ditur dhe pajisja pritet të jetë e qasshme përmes faqes Nike dhe shitjes me pakicë në NikeLab nga data 27 prill.
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak
-
Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
-
Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini