Apple ka bërë një marrëveshje me ASE Technology, dhe flitet se në orën e saj të re Apple Watch, do të ketë edhe një sensor i cili do të monitoron nivelet e oksigjenit në gjak.
Duke u bazuar në kodet që tashmë kanë këto orë, nuk është e qartë nëse kjo karakteristikë do të mund t’i shtohet edhe modeleve ekzistuesve të Apple Watch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vite është spekuluar se sensorët optik që i matin rrahjet e zemrës gjithashtu mund të matin sasinë e oksigjenit në gjak, së paku deri në një shkallë.
Sidoqoftë Apple lajmëroi orën WatchOS 7 muajin e kaluar dhe nuk përmendi fare matjen e oksigjenit, dhe duket se po priste për pjesë shtesë të harduerit. Mirëpo tani po flitet se Apple Watch i ardhshëm do të ketë një sensor specifik i cili do të lexojë nivelet e oksigjenit në gjak, raporton Digitimes, transmeton KOHA.
Shumica e njerëzve me shëndet të mirë kanë nivele të oksigjenit në gjak që shkojnë përmbi 95%. Nivel më i ulët i oksigjenit është tregues i problemeve me frymëmarrje, dhe mund të ndikojë keq në funksionin e zemrës dhe trurit. Ngjashëm me mënyrën se si Apple Watch tregon ritmin e të rrahurave të zemrës apo kardiogramën, seria 6 e Apple Watch mund të tregojë nëse nivelet e oksigjenit në gjak janë jashtë normales dhe ju sugjeron të kërkoni ndihmë.
Apple zakonisht i lajmëron produktet e saja në vjeshtë. Këtë vit, lansmi i iPhone 12 do të shtyhet për disa javë, dhe ndoshta gjëja e njëjtë po ndodh edhe me Apple Watch të ri.